103
Gjatë ditës së sotme (e hënë) po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite është prezantimi i Programit qeverisës.
Menjëherë në fillim të seancës është kërkuar që të mbahet një minutë heshtje, për nderë të artistit Ismet Bogujevcit.
Këngëtari i muzikës popullore ndërroi jetë katër ditë më parë, gjë që i gjeti artdashësit e muzikës shqiptare me një lajm të hidhur.
Lajmin për të e kishte bërë të ditur djali i tij, duke njoftuar për vdekjen e Bogujevcit.