fbpx

Kuvendi i Kryeqytetit pritet të marrë vendim për faljen e 100 eurove nga Tatimi në Pronë, bojkotohet nga VV-ja e AAK-ja

nga Revista Kosovarja

Në këtë seancë pritet që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të raportojë për raportin e punës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Këtë seancë e ka bojkotuar grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes, të cilët njoftuan të dielën se kjo parti nuk do të marr pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.

“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë seancë nuk janë duke marr pjese as asamblistët e AAK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]