fbpx

Ky është 24-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një motel në Gjilan, ai po shoqërohej nga një burrë 40-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në motelin “Casablanca” në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit.

Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete në motel është Flamur Bilalli, 24-vjeçar.

Siç merr vesh Sinjali, i ndjeri ishte shoqëruar nga një burrë rreth 40-vjeçar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

E hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rastit tashmë kanë filluar.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]