fbpx

Ky është banori i eliminuar sonte nga “Big Brother VIP”

nga Revista Kosovarja

Që nga e marta të nominuar janë Donaldi, Beatrixa dhe Einxhel.

Njëri nga tre banorët sonte do e lë shtëpinë, gjithashtu edhe do heq dorë nga çmimi 100 mijë eurosh.

Banori i ri, Arbër Sulstarova i dërgoi në nominim Einxhel, Donaldi dhe Beatrixën fal “Kutisë së Pandorës”.

Arbri, kishte dy zarfa të cilët përfshinin dy gjëra, një të mirë dhe një të keqe për të.

E mira ishte se ai do ketë imunitet për mos tu nominuar një javë nga banorët kurse e keqja ishte se atij do i duhej t’i dërgoi në nominim tre banorë.

Për Arbrin të duhurit ishin, Einxhel, Donald dhe Beatrixa ku pikërisht kjo e fundit është konkurentja që la sonte shtëpinë e famshme.

Theksojmë se, të martën u eliminua Dj Dagz.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]