fbpx

Ky është i dyshuari për dhunimin e 14-vjeçares në Obiliq, ndodhet në arrati

nga Revista Kosovarja

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e mitura të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Obiliq dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

Nga Policia kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati,raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një vajzë të moshës rreth 14-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Getuar Gashi.

Vajza është intervistuar në prani të prindit të saj dhe ka rrëfyer se si është abuzuar seksualisht nga i dyshuari.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

“Raportohet se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.” – ka njoftuar Policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]