fbpx

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin fatal në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell.

Gazeta Sinjali raportoi se në vetëaksident me pasoja fatale, ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura ka dalë nga rruga.

Gazeta Sinjali ka siguruar një fotografi të të riut, i cili humbi jetën tragjikisht.

I ndjeri siç merr vesh Gazeta Sinjali ka pasur nënshtetësi zvicerane, dhe merret vesh se ka jetuar atje.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, por ende nuk kanë treguar për kohën e varrimit të të ndjerit.

Në veturë ndodhej edhe një pasagjere e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Automjeti i përfshirë në aksident është një Shkoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Ndërsa, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]