100
Të shtëna me armë zjarri pati para pak minutash në qendër të Prishtinës, saktësisht tek rruga ‘UÇK’.
Lajmi. net mëson se në këtë rast janë shtënë katër plumba në drejtim të një të riu.
I plagosur nga këto të shtëna me armë zjarri ka mbetur Rinor Grajçevci, i cili tashmë është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti në fjalë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku u theksua se në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet kompetente për të hetuar rastin nga afër.
Të njëjtit tashmë janë në kërkim të të dyshuarve.