fbpx

Ky është i riu që u vra në Podujevë shkaku mosmarrëveshjes në trafik

nga Revista Kosovarja

Amir Zhegrova, është 22-vjeçari që vdiq pasi u ther me thikë nga një person pas një mosmarrëveshje në trafik.

Rasti tragjik ka ndodhur në Gllamnik të Podujevë, raporton Indeksonline.

“Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]