fbpx

Ky është mesazhi që Dafina Zeqiri po i dërgon Gjestit sot

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku banori Gjesti u bë viktimë e një akti dhune.

Përmes një postimi në Instastory, Dafina shprehu mbështetjen për Gjestin, duke vlerësuar sinqeritetin dhe energjinë e tij pozitive që, sipas saj, kanë fituar zemrat e publikut.

“Ki ec përpara e ke tregu veten si je, e të gjithë janë dashuru në këto ngjyra të vërteta. Sot kërkush s’e ka me ransi sa pare ke, sa bukur je a sa famë ke, nëse s’je i vërtetë, i sinqertë, i pastër. Dikush tjetër ka më shkëlqy ma shumë, e ti ke shkëlqy aq shumë sa s’kan mujt me duru, s’kaë mujtë me kontrollu inatin e prap ti je aty, qëndron i fort”, shkroi ajo.

Reagimi i saj vjen pas incidentit të fortë që ndodhi në spektaklin e fundit, kur banori Jozi, i revoltuar nga eliminimi i papritur, goditi me shuplakë Gjestin – i cili tani është finalist në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]