120
Gama e ngjyrave dhe figurave të pikturave të Zake Prelvukajt, është vërtet befasuese dhe unike, shkruan “Kosovarja”.
Punimet e saj janë pothuajse skulpturore në dendësinë e tyre, dhe mbajnë një shkëlqim të jashtëzakonshëm.
Atmosfera e pikturave të saj, e cila krijohet përmes përdorimit të ngjyrave dhe kombinimit të imagjinatës, tërheqin vëmendjen dhe zgjojnë kureshtjen e çdo adhuruesi të artit.
E, në fotot e fundit, edhe vetë piktorja Zake Prelvukaj po duket si pikturë e gjallë, më e freskët se kurrë më parë.