fbpx

Ky është qyteti në Kosovë ku kafiteritë nuk shërbejnë alkool gjatë muajt të Ramazanit

nga Revista Kosovarja

Mitrovica është njëri nga qytetet ku praktikohen ritet fetare dhe mbahet Ramazani nga qytetarët.

Por në qytetin e minatorëve, ndodhë edhe një fenomen interesant gjatë një muaji.

Kafiteritë dhe restauranet largojnë alkoolin që e shërbejnë gjatë vitit, dhe ofrojnë oferta për iftare.

Ky veprim i tyre mirëpritet nga qytetarët që mbajnë ramazan, pasi e konsiderojnë si respekt për muajin e shenjtë.

Nëse një qytet kërkon alkool, atë nuk mund ta gjejnë përveç në rastet kur shërbehet fshehtas dhe jo në shishe të qelqit, por “kamufllohet”.

Këto kafiteri që gjatë vitit ofrojnë kokteje me alkool, gjatë muajit të Ramazanit ofrojnë meny të ndryshme për iftare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]