fbpx

Ky është shoferi që shkaktoi aksidentin në Malishevë ku vdiq infermierja shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Astrazub të Malishevës, ku një grua pësoi lëndime të rënda dhe për pasojë vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima, e cila ishte infermiere, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën pas disa orësh në spital.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se shoferi që aksidentoi viktimën është Albin Kastrati rreth 21 vjeç dhe se është arrestuar e që tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali gjithashtu sot gjatë ditës ka mësuar se infermierja shtatzënë që vdiq tragjikisht është Mergime Elshani, rreth 31-vjeçare. raporton Sinjali.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, i cili tha se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe këmbësorja, tashmë e ndjerë.

Bazuar në informacionet e para, shoferi i dyshuar duke mos respektuar rregullat në trafik, fillimisht është kyçur në rrugë në mënyrë të pasigurt dhe godet një veturë, një shtyllë elektrike dhe në fund viktimën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]