fbpx

Ky ishte ish-bashkëshorti i Monikës me të cilin ka edhe një vajzë

nga Revista Kosovarja

Aktorja, Monika Lubonja ka folur për momentet e përjetuara pas divorcit të saj me babain e vajzës.

Ajo e  e ka përshkruar si një ferr gjatë bisedës që po bënte me Egzonën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Kam kaluar shumë momente pas divorcit, ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh Monika.

Kujtojmë që aktorja ka zbuluar më herët që ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar.

Kush është ish-bashkëshorti i Monikës, me të cilin ka dhe vajzën Tea?

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Lubonjës quhej Genci Pasko, i cili u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera ka mbajtur edhe postin si zv. Ministër i Turizmit. Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]