fbpx

Ky model flokësh do t’ju shpëtojë gjatë ditëve të nxehta

nga Revista Kosovarja

Gërshetat janë padyshim “miqtë” tanë më të mirë gjatë verës. Por kohët e fundit po preferohet një tjetër model flokësh.

Për t’i shpëtuar vapës së madhe, shumë blogere zgjedhin “gërshetin flluskë”. Për më tepër, ky model realizohet shumë shpejt dhe ju kursen kohë në mëngjes.

Ajo që duhet të bëni është të vendosni disa lidhëse në çdo disa centimetra në flokët tua. Më pas, tërhiqni flokët për të krijuar “flluska” të vogla mes tyre. Në rast se flokët tuaj janë të shkurtër dhe nuk kanë gjatësinë e nevojshme mund të provoni t’i bëni vetëm në pjesën e përparme, si Gigi Hadid.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]