fbpx

Kylie Jenner ekspozon linjat e përkryera të trupit në një fotosesion të ri provokues

nga Revista Kosovarja

Kylie Jenner ndau një imazh mahnitës në Instagram të hënën në mëngjes.

Miliarderja 25-vjeçare dukej e mrekullueshme me një veshje që ekspozonte maksimalisht figurën e saj të pabesueshme.

Manjatja e kozmetikës kishte veshur një bluzë me tegel ngjyrë bezhë që ia vinte në pah barkun e tonifikuar.

Dhe nëna e dy fëmijëve – i shtoi veshjen një palë të brendshme ngjyrë bezhë me bel të lartë.

Lëkura e saj ishte e vajosur dhe shkëlqeu në pozat e reja para kamerës.

Imazhi u përdor për të promovuar linjën e saj të re të shkëlqimit të buzëve teksa mbante produktin në dorë.

Ylli televiziv, kohët e fundit pranoi në finalen e sezonit të tretë të “The Kardashians” se kishte bërë ndërhyrje për të ndryshuar trupin e saj dhe se gjithashtu ishte penduar që kishte kryer procedurën.

“Kam bërë gjoksin para se të lind Stormi”, i tha ajo shoqes së saj më të mirë Anastasia “Stassie” Karanikolaou.

“Brenda gjashtë muajve nga Stormi – duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç – ata ishin ende duke u shëruar”, tha Kylie.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]