fbpx

Kylie Jenner merr vëmendje me paraqitjen unike gjatë Javë së Modës në Paris

nga Revista Kosovarja

Kylie Jenner u sigurua që të binte në sy teksa po shkonte për në sfilatën e “Copernit” gjatë Javës së Modës në Paris në Francë të premten (30 shtator).

Ylli 25 vjeç, u shfaq e veshur me një mini-fustan lëkure shumë të guximshme me një dekolte të thellë, teksa drejtonte yjet e rreshtit të parë që merrnin pjesë në sfilatë.

Kylie dukej absolutisht e mahnitshme në veshjen e cila shfaqte një dizajn abstrakt me lule me nuanca ta kaltra.

Fustani u ngjit në belin e saj të hollë dhe theksoi linjat e saj trupore dhe këmbët e tonifikuara.

Ajo e përfundoi pamjen magjepsëse me një palë syze dielli pa kornizë.

Kylie ndërkohë ka qenë në fokus që nga arritja e saj në Javën e Modës në Paris duke u shfaq elegante dhe me stil në disa evente.

https://www.instagram.com/p/CjJXCifjbQJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]