Ditën e sotme ka bërë bujë të madhe në mediat rozë deklaratat e Laert Vasilit.
Në natën finale ai u shpreh se eksperienca në “BBVA” ka qenë e mirë dhe se ishte pishman që nuk ka marrë pjesë më herët në një format të tillë.
E sot habiti të gjithë me intervistën e tij të dhënë në TCh.
I pyetur për rikthimin në një format të ngjashëm në të ardhmen, Vasili tha: “Nuk do ta ribëja kurrë këtë eksperiencë”.
Nuk dihet se cila është arsyeja pse ndërroi fjalët kaq shpejtë, apo ndoshta nuk ka shkuar asgjë sipas pritshmërive ku synonte të fitonte çmimin e madh.