fbpx

Lagja Turistike “Giovanni’s beach” në Ulqin është mrekullia vetë

nga Revista Kosovarja

Lagja Turistike “Giovanni” i ka hapur dyert e veta për vizitorët e parë që në vitin 2012, duke sjellë risi në ofertën turistike të rivieres së Ulqinit. Ajo çfarë ofron Lagja Turistike, është diçka krejtësisht ndryshe, e që njëherit është trend në botë e risi tek ne.

“Shtëpitë Mobile Giovanni Sistem’’, të vendosura në bregdetin Adratik të Malit të Zi , gjegjësisht në Plazhin e Madh të Ulqinit janë një risi që ka filluar të zhvillohet viteve të fundit. “Është kënaqësia jonë që jemi ndër të parët në vendin tonë që ofrojmë diçka të tillë”, thotè pronari Marko Shkrelja, i cili na njoftoj edhe me kushtet që ofron kjo lagje turistike.

Siç kuptojmë, të gjitha shtepizat janë të klimatizuara, ndërkaq ngrohja e ujit bëhet me panele diellore të tipit solar.

“Lagja turistike Giovanni Beach” gjendet në kilometrin e gjashtë të plazhit të madh, në zemër të natyrës, e pranë plazhit më të bukur tê Ulqinit – Copacabana. Të kujtojmë që “Giovanni’s beach”, qëndron në kuadër të lagjes turistike.

Pronari Marko Skrelja, na njoftoi se në dispozicion deri më tani kanë 40 shtepiza të rrethuara me gjelbërim dhe pranë detit, ndërkohë që shtëpitë lëvizëse “Giovanni… “ ofrojnë një akomodim komfort. Ajo që e bënë të veçantë lagjen, është se shtëpitë janë ekologjike. Përveç hapsirës së intimitetit dhe rehatisë në shtëpiza, në dispozicion është edhe pishina, këndi i lojrave për më të vegjëlit, parkingu dhe interneti falas për të gjithë mysafirët, për të cilët përherë ka një përkujdesje që rrallë mund të haset diku tjetër, e që është mbreslënëse.

Lagja Turistike “Giovanni” gjithashtu është e njohur edhe për pranimin e grupeve të ndyshme si nga Ballkani e poashtu nga Europa që merren me aktivitete të ndyshme, si grupe që merren me fitnes, yoga, kitesurfing, e lloje të ndryshme të sporteve, të cilat organizohen në “Giovanni”.

Ju kujtojme se në Lagjen turistke, kanë qenë të vendosur edhe ekipe të mëdha e të njohura filmike, teksa kanë gjiruar seriale dhe filma të njohur si “Budva në Shkumën e Detit” , “Perla e Bunës”, “Besa”, si dhe spote të ndryshme publicitare të kompanive prestigjoze. Vlen të theksohet qe me organizimin e parë këtu , të Festivalit “Sonica”, është futur Mali i Zi në hartën botërore të festivaleve të muzikes trenc.

Rehatia, bukuria e lagjes, siguria, kujdesi i jashtëzakonshëm i pronarëve për secilin klient, deti me ujë të kristalte, pishina, të gjitha atraksionet që ofrohen, e bëjnë këtë vend idela për pushimë të pa harruara, një adresë që nuk bënë dhe nuk mund të ndërrohet asnjëherë.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/330953788281563/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]