fbpx

Lajçak: Plani europian është “merre ose lëre”, s’mund të negociohet nga palët

nga Revista Kosovarja

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është Lëre ose Merre! .Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]