43
Barrikadat e vendosura dje nga grupe të caktuara serbesh në fshatin Rudarë, në veri të Kosovës, kanë nisur të largohen.
Burimet brenda policisë kanë konfirmuar se barrikadat sapo kanë nisur të largohen dhe tani nuk ka tensione.
Nëpër këtë fshat kalon magjistralja e cila të dërgon drejt pikës kufitare në Jarinje.
Rikujtojmë se dje qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë reciprocitetin për dokumente dhe targa deri me 1 shtator të këtij viti.