fbpx

Lajmërohet murtaja afrikane e derrit në Dragash

nga Revista Kosovarja

Komuna e Dragashit informon se në territorin e saj zyrtarisht është konfirmuar murtaja afrikane e derrit.

Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër”, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, thuhet në njoftim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]