fbpx

Lajmi i shumëpritur – Anisa Veseli siguron operacionin

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, duket se ka siguruar realizimin e operacionit të nevojshëm për trajtimin e skoliozës.

Përmes një ‘story’ në Instagram, Anisa ka zbuluar mesazhin e motrës së saj, teksa kjo e fundit i uron fat në operacion.

“Ishalla more Zot të kalon mirë operacioni”, thuhej në mesazh.

Burime të Prive konfirmojnë se Anisa shumë shpejt do futet në sallën e operimit për ta realizuar ndërhyrjen e shumë pritur.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Anisa rrëfeu mbi skandalin e premtimit të operacionit nga A Plus Medical Solution.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]