Kur ndihesh i ngarkuar, zgjidhja mund të jetë më afër nga sa mendon: në natyrë.
Qëndrimi për vetëm 20 minuta në ambient të hapur, sidomos në natyrë, ul nivelin e kortizolit – hormonit të stresit, ka zbuluar një studim suedez.
Kontaktet me natyrën ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor, duke përmirësuar humorin, reduktuar ankthin dhe rritur ndjenjën e qetësisë. Ecja në ndonjë park, dëgjimi i cicërimave të zogjve apo shikimi i gjelbërimit aktivizojnë qendra relaksi në tru.
Përveç përfitimeve emocionale, qëndrimi në natyrë ndihmon edhe në shëndetin fizik – përmirëson gjumin, rregullon tensionin dhe rrit nivelin e energjisë. Është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të fuqishme për mirëqenie të përgjithshme.
Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, një kthim i vogël te natyra mund të jetë hap i madh për shëndetin.