fbpx

Larg thashethemeve e syrit të publikut, Can Yaman shfaqet i lumtur krah moderatores italiane

nga Revista Kosovarja

Aktori turk Can Yaman dhe moderatorja e njohur italiane, Diletta Leotta, kanë kaluar disa ditë relaksuese në bregun e Amalfit. Çifti postuan një sërë fotografish teksa ndodheshin në një jaht në Kapri, ku gazetarja tregoi linjat e saj perfekte.

Diletta Leotta, biondja simpatike që shoqëron italianët në ndeshjet e kampionatit, por tashmë edhe një nga “influenceret” më të njohura në vendin fqinj, ka qenë në qendër të vëmendjes për historitë e saj të dashurisë.

Ajo është përfolur për një flirt me sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic, diçka që të dy e kanë mohuar me forcë, por edhe për një lidhje me pronarin e Romës.

Por, pavarësisht thashethemeve, Leotta duket më e lumtur se kurrë me aktorin turk Yaman.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]