fbpx

Largoi shkronjat në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, arrestohet një femër në Skenderaj

nga Revista Kosovarja

Një femër është arrestuar pasi ka dëmtuar Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skenderajt.

Kjo është cilësuar si vepër penale “Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë në kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Zahiti bëri të ditur se të dyshuarës nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz të Skenderajt, mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘Dëmtim, shkatërrim dhe nxjerrje e paautorizuar monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’, është arrestuar një e dyshuar femër, të cilës nga ana e Prokurorit i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë, lënda është proceduar në Prokurori.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]