fbpx

Lazim Destani asnjëherë nuk harron rrënjët e tij, miqtë e shumtë gjithandej

nga Revista Kosovarja

Personaliteti i shquar shqiptar, Lazim Destani, vazhdon të jetë një nga figurat e ndritura në botën e biznesit, filantropisë, por edhe jetës publike në përgjithësi.

Destani, një nga afaristët e mëdhenj edhe në nivele internacionale, nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e tij, vendlindjen e tij, miqtë e tij gjithandej.

Destani, nga mallëngjimi dhe dëshira për t’ i pasur afër, për t’ u takuar me miqtë e tij të shumë, ai jo rrallë herë i fton dhe organizon ndeja, të cilat mbesin të paharruara gjatë kohë për atmosferën e krijuar në këto mbrëmje.

E veçanta e këtyre takimeve , mbrëmjeve deri vonë natën , kalojnë me momente kujtimesh, momente gazmore dhe nën tingujt e çiftelisë e me rapsodë të folklorit shqiptarë.

Lazim Destani ,shpreh kënaqësi që në këto ditë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit ishte nikoqir i darkës së iftarit të
përbashkët tek kaloi një mbrëmje në Prishtinë si dhe mbrëmjen në Tetovë – bashkë me shokë të fëmijërisë po edhe të punës e të jetës .

E të gjitha këto mbresa Destani nuk i lë pa i shënuar në faqen e tij personale në Instagram.

Ja çka shkruan në rrjetin e tij social:

Ishte kënaqësi të jem nikoqir i darkës së iftarit të përbashkët mbrëmë, ku shumë miq e të afërm më bënë nder me prezencën e tyre. Ndeja deri vonë pas darke, nën tingujt e çiftelisë e të rapsodive me motive popullore, ishte e veçanta e kësaj mbrëmje me plot momente gazmore. Me këtë rast, për dashamirësinë dhe prezencën e tyre, i falënderoj të gjithë duke nisur që nga shokët e fëmijërisë deri te gjithë miqtë e bashkëqytetarët e mi të nderuar me të cilët na ka afruar puna e jeta.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]