fbpx

Lazim Destani, bashkon Përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare

nga Revista Kosovarja

Filantropi dhe Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare i vendosur për të bashkuar Diasporën Shqiptare.

Sot në Dueseldorf u zhvillua takimi i përbashkët i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Organizatës GERMIN të Kosovës.
Të ftuar në ambjentet e biznesit të Z. Lazim Destani në selinë e Dueseldorf, Gjermani, Nazmi Viqa, Kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, pronar i Abbruch GmbH, Anëtari i Kryesisë, Vllaznim Kelmendi, pronar i Kelmendi GmbH, Shkëndije Berisha, anëtare e Kryesisë dhe Fadil Abdullahu, Drejtor Ekzekutiv i Unionit të bizneseve, Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqitpare, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu Bashkëdrejtor të GERMIN në Kosovë.
Ky takim synon të startojë rrugëtimin e bashkimit të gjithë entiteteve të përfaqësimit të diasporës shqiptare për misione të përbashkëta.
Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, solli në vëmendje, iniciativën dhe përpjekjen me të gjitha mundësitë për të bërë të mundur ndalimin e fenomenit “Brain Drain”, një fenomen aktual që po haset në mbarë botën, por që zbeh interesin e investitorëve për investime në atdhe, duke qënë një çështje që po bëhet gjithmonë e më e ndjeshme në vendet tona të origjinës. Diaspora është një mekanizëm bindës për të bashkëvepruar në ndalim të këtij fenomeni më kontribute të shumllojshme: theksoi ai.
Gjithashtu si ideatori i projekt-idesë së Instrumentit Financiar të Diasporës Shqiptare, z. Lekaj, vijon të lobojë deri në realizim për këtë iniciativë, e cila do të lehtësojë shumë më tepër qellimin e përbashkët por edhe do të na lidhë akoma më fort kundrejt mundësisë reale të shtuar për biznes.
Lirimi dhe Sihana, Bashkëdrejtuesit e GERMIN, i dhanë vëmendje në këtë takim kërkesës për mbeshtetje të Projektit ORIGIN.AL me synim kthimin e të rinjve nga diaspora.
Z. Destani shprehu gatishmërinë e tij edhe këtë herë për mbështetje të çdo iniciative që zhvillon trojet shqiptare kundrejt edhe thirrjes për bashkim, të cilës i bashkohet edhe Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.
Ky rrugëtim do të vijojë më tej dhe është një thirrje për të gjitha entitetet simotra për të shtuar forcat në shërbim të zhvillimit të trojeve shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]