fbpx

Lazim Destani dekorohet me titullin – anëtar nderi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptar

nga Revista Kosovarja

Në vlerësim të komtributit të tij të shquar si filantropist, veprimtar për paqe dhe humanist.

Për kontributet e shumta të çmuara në ndihmë të çështjes shiptare dhe në mbështetje të aktiviteteve dhe qarqeve patriotike në mbarë botën .

Për reputacionin e tij si një individ i respektueshëm dhe biznesmen i suksesshëm dhe me mirënjohje për veprimtarinë e tij humanitare, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve të thjeshtë.

Këto merita shënohen në Dekretin e titullit- Anëtar Nderi i Këshillit të Ambasadorëve që iu nda personalitetit të madh, të mirënjohur z. Lazim Destanit, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës .

Përshtypjet nga kjo ceremoni festive, tek të pranishëm ishin shumë miq e personalitete nga trojet e nga diaspora jonë z. Destani i shënoi në rrjetin e tij social.


Postimi i plotë:

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Prishtinë relizuam takim ceremonial me drejtuesit dhe anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Me këtë rast pata kënaqesinë ta pranoj dekretin e titullit Anëtar Nderi i KASH.
Krahas drejtuesve dhe anëtarëve të KASH, ish-Ambasadorë nga Shqipëria e Kosova, në këtë ceremoni festive të pranishëm ishin shumë miq e personalitete nga trojet e nga diaspora jonë, në mesin e të cilëve dhe veprimtarë të shquar nga Amerika.
Me këtë rast, gjatë fjalës sime shpreha kënaqësinë dhe falënderimet e mia për nderimin që po më bëjnë drejtuesit dhe anëtarët e respektuar të këtij Këshilli duke shprehur gatishmerinë për angazhimin dhe kontributin tim në punën dhe aktivitetet e çmueshme të KASH.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]