” Biznesmeni dhe intelektuali i shquar Lazim Destani, përmes një postimi në rrjete sociale, ka treguar për takimin me shkrimtarin Iljaz Halimi.
Destani, ka thënë se Ishte kënaqësi koha që ka kaluar bashkë me mikun e tij, Iljaz Halimi. Ndër tjerash, shkruan: “Me rastin e kesaj vizite u ndjeva i nderuar edhe për dhuratën qe pranova prej tij, librin në tre vëllime, PARTIA DEMOKRATIKE POPULLORE 1990 – 1997. Mikun Iljaz Halimi, si autor i këtij libri, e falënderoj për vizitën si dhe e përgezoj per punën e tij shumevjeçare për nxjerrjen e ketij libri te gmueshëm me vlerë historike”.
Të shtojmë se Iliaz Halimi është një nga politikanët e rëndësishëm të viteve ’90, themelues i Partisë Demokratike Popullore dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Ai nga skena politike u tërhoq për të dhënë një angazhim akademik e studimor dhe për dallim nga politikanë të tjerë, të brezit të tij, nuk ka pasur poste ose angazhime publike.