fbpx

Lazim Destani në Samitin e III-të Diasporës sjell shembullin e tij të suksesit

nga Revista Kosovarja

Lazim Destani, personifikimi i suksesit, një nga shqiptarët më të suksesshëm në botë, morri pjesë në aktivitetet e ditës së dytë të Samitit të III-të të Diasporës.

“Ishte kënaqësi pjesëmarrja dje në aktivitetet e ditës së dytë të Samitit III të Diasporës. Mbajtja e këtyre aktiviteteve në Tiranë tregoi se tashmë kjo ngjarje e përvitshme është bërë një traditë e bukur dhe me peshë duke mbledhur përfaqësues dhe zyrtarë nga mërgata jonë në gjithë botën, nga trojet tona, si dhe përfaqësues të bizneseve tona në mbarë botën.

Edhe këtë vit, qëllimi i Samitit ishte afrimi i diasporës me atdheun dhe rritja e investimeve të diasporës në vendet tona.

Në të njëjtën linjë ishte dhe aktiviteti tjetër në kuadër të samitit, Tryeza “Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm”. Edhe këtu u shpalosën ide se si mund të jemi më produktiv, se si në bashkëpunim me institucionet e vendeve tona, mund të investohet më shumë.

 

Në fjalën time theksova se vendet tona i kanë të gjitha mundësitë dhe resurset t’u ofrojë bizneseve të diasporës standardet dhe nivelin e vendeve tjera perëndimore, me qëllim lehtësimin dhe krijimin e mundësive që nga diaspora të vijë kapitali pa pengesa e burokraci.

Gjithashtu, dhashë dhe shembullin e kompanive që drejtojmë ne, se si potenciali i ekspertëve shqiptarë në diasporë, është shumë e rëndësishme të shfrytëzohet në dobi të vendeve tona.

Samiti i Diasporës uroj të mos mbetet vetëm një aktivitet i bukur mbarëshqiptar, por konkluzionet e tij të kthehen në plan pune për qeveritë e vendeve tona, në të mirë të zhvillimit ekonomik të tyre. Sipas propozimit që bëra, shpresoj qytetet nikoqire të Samiteve të ardhshme të jenë Prishtina, Shkupi apo ndonjë qendër tjetër e rajonit tonë”, ka shkruar Desni në profilin e tij në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]