fbpx

Lazim Destani: Urime Kosovë!

nga Revista Kosovarja

Liberalizimi i vizave është një lajm i këndshëm dhe i pritur shumë gjatë që shënon fitoren e radhës për shtetin e Kosovës.

Urime Kosovë!

Me këto fjalë shprehë gëzimin  filantropi e biznismeni i njohur Lazim Destani me rastin e liberalizimit të vizave të Kosovës në rrjetin e tij social.

Postimi i plotë:

Urime Kosovë! Liberalizimi i vizave është një lajm i këndshëm dhe i pritur shumë gjatë që shënon fitoren e radhës për shtetin e Kosovës. Lëvizja e lirë e njerëzve është ndër tiparet thelbësore të demokracisë, andaj kjo është dhe fitore për demokracinë si dhe për Bashkimin Europian.

E përshëndet këtë vendim të Parlamentit Europian, ndërsa i përgëzoj institucionet dhe popullin e Kosovës si dhe gjithë bashkëkombësit tanë për këtë arritje historike.

Liria e lëvizjes pa viza në zonën Schengen, nga 1 janari i vitit 2024, do të sjellë lehtësira në dobi të biznesit, shkencës, artit, kulturës dhe në përgjithësi do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Suksese të reja Kosovë në rrugën tënde drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lazim Destani (@lazimdestani)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]