fbpx

Lazim Destani uron Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

nga Revista Kosovarja

Kanë kaluar 116 vjet, që kur gjuha shqipe u bë me alfabetin e saj të njëjtë e të përbashkët për të gjithë shqiptarët, dhe natyrisht, po të shohim se sa shumë është shkruar e botuar në albanologjinë dhe historiografinë tonë, nuk mund të mos ia lejojmë vetes gëzimin dhe madhështinë e përjetshme që na ka sjellë viti historik i Kongresit të Alfabetit.
Kur flasim për njërën nga ngjarjet më të mëdha të popullit tonë, Kongresin e Alfabetit të gjuhës shqipe, të mbajtur në Manastir, prej datës 14 deri më 22 nëntor 1908, sigurisht se na pushton ndjesia historike dhe një admirim tepër i veçantë.
Kjo ndjesi e pushton edhe filantropin tonë të njohur ndërkombëtarisht Lazim Destanin, i cili sot uron Ditën historike të Alfabetit shqip gjithë shqiptarëve përmes rrjetit tij social .
Me këtë rast , shprehet Destani , se rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme, në radhë të parë për kulturën shqiptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por mbi të gjitha për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Dita e Alfabetit është njëra prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë, prandaj shpresojmë që kjo ditë të jetë ditë e bashkimit, përkujtimit dhe nxitjes për dituri, zhvillim dhe avansim të gjithmbarshëm kombëtar.
Urime të përzemërta 22 Nëntori për të gjithë shqiptarët!
Me këtë rast vlen të përmendet se Lazim Destani prej kohësh është shumë i kujdesshëm për t’ i kujtuar- datat , ngjarjet e rëndësishme historike të kombit tonë .

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]