fbpx

Lazim Destani uron me zemër skuadrën e Shqipërisë për kualifikimin e merituar

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni dhe intelektuali i njohur shqiptar, Lazim Destani, ka lënë në faqet e tij në rrjete sociale urimin për skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë për kualifikimin në “Euro 2024.

Destani, që gjithashtu është një mbështetësi fuqishëm i sportit shqiptar, shkruan:

“Urime skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë, me futbollistët e saj nga të gjitha trojet tona.
Me lojën e mrekullueshme që ka bërë gjatë gjithë ndeshjeve kualifikuese, kjo skuadër na ka bërë krenar një komb të tërë kudo që gjendemi.
E përgëzoj kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin e merituar dhe i uroj me zemër suksese në Euro 2024 në Gjermani!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]