fbpx

LDK-ja mban sot konferencë për media

nga Revista Kosovarja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media, e cila pritet të mbahet në ora 12:00 në selinë qendrore. Por në njoftimin për media kjo parti nuk ka dhënë arsyet e mbajtjes së konferencës.

Ndërkohë LDK-ja edhe gjatë ditës së djeshme mbajti një konferencë për media ku kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e keq të procesit të vaksinimit.

Ish-ministri Armend Zemaj tha se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë rrezikuar qytetarët e Kosovës duke u bërë shpërndarës të infeksionit dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Kujtojmë se dje në qendrën e vaksinimit në “1 Tetori” u krijua një tollovi e madhe nga qytetarët që prisnin në rend për t’u vaksinuar. E kjo pamje u kritikua ashpër nga opozita por edhe shoqëria civile.

Ndërkohë MSh-ja ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe në vikend, por ka treguar se mund të imunizohen vetëm personat e kontaktuar dhe të cilët paraprakisht kanë bërë termine.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]