fbpx

LDK nuk ka qenë kurrë kaq dobët në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar rënie të madhe edhe në kryeqytet, rezultat ky që nuk e ka përjetuar më parë partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Në zgjedhjet që përfunduan dje, LDK-ja ka pësuar debakël duke arritur të marrë vetëm 17.15 përqind të votave apo përkthyer në vota 16 mijë e 654 vota.

Krahasuar me zgjedhjet e 2019, kjo parti kishte marrë 31.831 përqind të votave apo 34,158 vota. Rënia e LDK-së është thuajse përgjysmë me rezultatet e 2019-ës.

Ndërkohë në zgjedhjet e 2017 LDK-ja kishte arritur të merrte 34.03 përqind të votave të prishtinasve.

Ndërsa partia e Kurtit ka vazhduar më ngritje edhe në këtë komunë duke marrë gjithsej 64.13 përqind të votave të prishtinasve , ndërsa dy vite më parë kishte marrë 37.68 përqind të votave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]