fbpx

Ledrin dhe Romeon e bëjnë “horë” fansat

nga Revista Kosovarja

Ledri Vula dhe Romeo Veshaj publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “E keni dit”.

Mirëpo veç djemve në sfond dëgjohet edhe një zë tjetër, i cili dallohet qartë që nuk është as zëri i Ledrit e as i Romeos.

Bëhet fjalë për këngëtarin e komunitetit rom, Klement Selitën, i cili këndon refrenin dhe pothuajse pjesën më të madhe të këngës. Mirëpo emri i tij nuk figuron te titulli i këngës dhe i njëjti nuk shfaqet as në klip.

Kaq ka mjaftuar që një pjesë e mirë e fansave të shprehin shqetësimin e tyre për faktin se Klementit nuk i janë dhënë merita të mjaftueshme për këngën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]