fbpx

Lëndimi i punëtorit në vendin e punës – Lirohet në arrest shtëpiak pronari i kompanisë ‘Master Projekt’

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndaj Salzen Ajradini, pronarit të kompanisë “Master Projekt” i cili u ndalua të martën nga Policia pasi një punëtorë i kësaj kompanie u rrëzua dhe pësoi lëndime të rënda trupore gjatë orarit të punës.

Mëson se Salzen Ajradini, është njëri nga pronarët e kompanisë “Master Projekt”. Ai po dyshohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Avokati mbrojtës, Blend Gjini, ka thënë për Gazetën Insajderi se klienti i tij, nuk është përgjegjës për rrethanat e lëndimit të punëtorit.

Sipas tij, arkitekti i projektit është përgjegjës dhe pritet të merret në pyetje nga prokuroria

“Sot e kemi pas seancën dëgjimore. Kërkesa ka qenë për arrest shtëpiak për të cilin dhe është marr vendim. Ky akuzohet për rrezikim në vendin e punës dhe mungesë të pajisjeve të mbrojtjes. Por, punëtori që është rrëzu i ka pasur të gjitha pajisjet mbrojtëse pra me kapel me tesha mbrojtëse me sigurim me krejt i ka pas në momentin kur është rrëzuar”, thotë avokati.

Avokat Gjini, thotë se po ashtu punëtori i lënduar ka pasur dy marrëveshje me kompaninë se në rast të rrezikshmërisë në punë, përgjegjës është punëtori për mbajtjes ose jo të pajisjeve mbrojtëse.

“Prokurorisë i janë dorëzuar dy marrëveshje ku punëtori i lënduar ka pasur marrëveshje me ‘Mastër Projket’ se ky e merr përgjegjësin për masat mbrojtës në rast se ndodh diçka”, tha ai.

Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite, teksa punëtori ishte duke punuar në objektet e “Master Project” në Prizren.

Prokurori i Shtetit, dje kishte dhënë urdhëruar që ndaj pronarit të caktohet masa e ndalimit policor.

Ndërsa, punëtori i lënduar i moshës 40-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]