fbpx

Lëndohet një person me mjet të mprehtë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një person ka mbetur i lënduar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë pasi është goditur me mjete të mprehta.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 18:50, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar nga mjeti i mprehtë.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Dy persona po intervistohen në stacionin policor, një dëshmitar dhe një person i dyshuar si i përfshirë në rast.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]