fbpx

Leonardo dhe Gigi i dhanë dhe një shancë njëri-tjetrit?

nga Revista Kosovarja

Modelja Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio janë fotografuar sërish bashkë në Manhattan.

Ata ishin në një restorant Italian dhe Leonardo ishte larguar nga aty I pari dhe pas 3 minutave modelja.

Nuk është hera e parë që ata shihen në praninë e njëri tjetrit, por hera e fundit që u panë bashk ishte muaji mars pas eventit të çmimeve Oscar.

Ndryshe, Leonardo muaj më parë kishte bërë një deklaratë duke thënë se nuk ndjehet mirë që akuzohet për lidhjet e tij të dashurisë me vajza shumë më të reja në moshë.

Sidoqoftë, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë 20 vite diferencë në moshë.

Ndryshe nga Leonardo, Gigi Hadid ka një vajzë dy vjecare me ish të dashurin e saj, Zayn Malik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]