fbpx

Leonardo DiCaprio ngre sërish zërin për lumin Vjosa

nga Revista Kosovarja

Leonardo DiCaprio ka reaguar sërish për lumin Vjosa dhe i është bashkuar peticionit të ndërmarrë për mbrojtjen e tij.

Teksa ka publikuar dokumentarin “Vjosa Forever” që bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit, aktori i njohur apelon qytetarët të firmosin peticionin për të shmangur katastrofën mjedisore që mund të ndodhë.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

https://www.facebook.com/LeonardoDiCaprio/posts/286840762799369

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në lidhjen në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin.”, shkruan DiCaprio.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]