fbpx

‘LeonitaBautySwiss’ – vendi i bukurisë shqiptare në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Salloni i bukurisë dhe ondulimit LeonitaBautySwiss të cilin mund ta gjeni në kantonin e Solothurnit në Gretzenbach të Zvicrës me pronare profesionisten e diplomuar të fushës së parukerisë dhe estetisten Leonita Radi Mulaj, është ndër sallonet më të avancuara të fushës së bukurisë që ofron shërbime profesionale për të gjitha femrat që duan të duken bukur dhe të kuruara.

Ku ka më mirë që deri sa jeni duke bërë një trajtim floku të pini një kafe e të flisni shqip me parukeren tuaj në mes të Zvicrës, apo të bëni një trajtim fytyre ose trupi me aparatet më të sofistikuara te fjalës së fundit të teknologjisë?

Këtë kënaqësi mund ta përjetoni vetëm duke vizituar sallonin LeonitaBautySwiss në kantonin e Solothurnit në Gretzenbach të Zvicrës i cili për ju ofron të gjitha llojet e shërbimit të fushës së parukerisë dhe estetikës duke filluar nga flokor, laser për komplet trupin dhe të gjitha shërbimet tjera të cilat i nevojiten çdo femre për t’u ndjerë e freskët e bukur dhe rinore.

Po ashtu, me mbi 18 vjet përvojë pune të parukeres dhe estetistes, Leonita Radi Mujaj, në sallonin e saj LeonitaBautySwiss, ju mund merrni edhe shërbime të kozmetikës si dhe të këshilloheni për secilin detaj që i takon kësaj fushe.

Për më shumë informata apo pyetje ju mund ta vizitoni edhe profilin zyrtar në Instagram: @leonitaBautySwiss.

LeonitaBautySwiss, ju sjell më pranë vendlindjes.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]