fbpx

Leonora s’i mban lotët për Haxhi Thaçin: Kjo është një dhimbje e madhe popullore, jo vetëm e familjes

nga Revista Kosovarja

Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Prezente ishte edhe këngëtarja kosovare Leonora Jakupi. Ajo u fotografua teksa bënte homazhe dhe nuk i mbante lotët.

“Kjo është një dhimbje e madhe popullore, jo vetëm e familjes”, deklaroi ajo për Arbreshinfo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]