fbpx

Liam Payne vdiq duke u munduar të ikte nga hoteli

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i ndjerë anglez, Liam Payne, dyshohet se ishte duke u munduar të ikte nga hoteli përmes ballkonit të dhomës në të cilën e kishin futur stafi i hotelit për shkak te sjelljeve të këqija që pati nisur t’i bënte pak çaste para vdekjes.

Mediumi amerikan TMZ ka shkruar se i ka parë pamjet e kamerave të sigurisë të hotelit “CasaSur” në Buenos Aires, të cilat ishin filmuar pak çaste para se të vdiste ylli.Pamjet, sipas TMZ-së, shfaqin Paynen duke bërë sjellje të papërshtatshme nëpër hollin e hotelit dhe tre nëpunës të hotelit e marrin këngëtarin që ta rikthenin në dhomën e tij. Payne, i cili ishte 31 vjeç kur vdiq më 16 tetor, kishte probleme me nëpunësit e hotelit, të cilët sipas TMZ-së, ishin duke e shtyrë me forcë të rikthehej në dhomën e tij.

Këngëtari në të kaluarën pati treguar se nuk i pëlqen të kalonte kohë i mbyllur nëpër dhoma të hoteleve, tek kujtonte se i është dashur ta bënte këtë kur ishte pjesë e grupit e “One Direction”.

Në pamjet në fjalë, shihet një nëpunës i hotelit duke marrë një çelës për ta mbyllur në dhomë yllin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]