fbpx

Liberta Spahiu ‘kapet’ me komentuesit, shkak banorët e “Big Brother”

nga Revista Kosovarja

Moderatorja ka pasur një debat virtual me fansat e formatit televiziv.

Kjo për faktin se, një komentues/e i ka bërë tag në njërën nga videot e publikuara të “Big Brother”, të eliminohen Arta dhe Artani nga shtëpia, në mënyrë që sipas tij/saj të ketë më atmosferë në shtëpi dhe të bëhet më interesant.

Gjithashtu, shkruan se të dalin në prime-in sonte, që të marrin mësim banorët e tjerë, shkruan Kosovarja.

Ky koment i ka lënë përshtypje moderatores, e cila ka replikuar me të duke i thënë se do t’i kishte marr mendimin parasysh, nëse nuk do të kishte komentuar me profil fallco.

Ndryshe, pas fillimit të “Big Brother VIP Kosova”, Liberta shpesh po replikon me ndjekësit në Instagram, mbase edhe pse po  iu bëjnë presion që ta bëjnë më interaktiv lojën e banorëve.

/Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]