fbpx

Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid po merr fund? Romanca e dyshës në krizë, ja çka u zbulua!

nga Revista Kosovarja

Romanca e Dua Lipës me Anwar Hadid mund të jetë drejt fundit.

Kështu po flitet në mediat botërore prej ditësh dhe dyshimet lindën pasi dyshja prej 6 javësh nuk janë parë bashkë.

Dua ndodhet në Londër duke punuar për albumin ndërsa Anwar në New York.

“Daily Mail” shkruan se një muaj më parë, ata menduan t’i jepnin një pushim marrëdhënies dhe tashmë lidhja e tyre është vërtetë në rrezik.

Lidhja e dyshes nisi në qershor të 2019 dhe që nga atëherë janë parë kudo bashkë ndërsa mbetet të shihet se si do të vazhdojë në të ardhmen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]