Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e cilësoi “lojë nervash” vazhdimin e seancës konstituive pas dështimit që edhe sot të zgjidhej kryeparlamentari.
Ai tha se shpreson “që gjërat do të ndryshojnë në ditët në vijim” dhe tha se konstituimi i institucioneve ka vështirësi.
“Vërtet është si me thënë një lojë nervash, megjithatë konstituimi i i institucioneve e ka rrugën e vet e vështirësitë e veta. Unë besoj që në ditët në vijim të gjithë do të angazhohemi dhe do të kontribuojmë për të dalë nga kjo situatë dhe që Kosova t’i ketë institucionet e veta”.
Ai tha se Kosova nuk ka luks të mos ketë institucione dhe tha se ato duhet të bëhen përmes “rrugëve të njohura”.
“Kosova s’e ka luksin të mbesë pa institucione, shpresoj që do të gjinden. Por, institucionet bëhen përmes rrugëve të njohura ashtu siç bën bota e qytetëruar dhe shpresoj që do të ndodhë”.
Limaj s’dha përgjigje pyetjeve të gazetarëve nëse është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.