fbpx

Limaj thotë se ka informacione: Policët kanë qajtë kur u kthyen nga Veriu

nga Revista Kosovarja

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka kritikuar aksionin e Qeverisë Kurti në veri të vendit për targat.

Ai ka thënë se është çuditur nga dërgimi i Njësisë Speciale.

“Jam habit kur e kom pa dërgimin e Njësisë Speciale. Starti ka qenë gabim amatoresk, dërgimi i tyre atje ka qenë pa shkas”, ka thënë ai.

Tutje ai u shpreh se ka informacione se policët gjatë largimit nga pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë kanë qajtur.

“Nuk e di a e din ju që atë ditë policët tanë kanë qajtë. Janë ndi të poshtnum sepse i kanë shti jasht rolit që kanë. Ata kanë qajtë nga mënyra se si janë mbajtë për 13 ditë”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

“Nga ajo që unë e di ata atë ditë kanë qajtë, tu e ndi vetën të poshtënun nga fyerjet që iu janë bërë atyre nga protestuesit”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]