fbpx

Limi i jep fund lidhjes me Albën në Ferma VIP

nga Revista Kosovarja

Ajo që nisi si një mbrëmje romantike në Ferma VIP, përfundoi në një ndarje të papritur mes Albës dhe Limit. Sfida e dhënë nga Agai, që fakirët t’i shërbenin “çiftit” te Njishi, çoi në një darkë intime mes dyshes, në shoqërinë e muzikës nga Andueli me kitarë dhe Keisit si spektatore.

Fillimisht atmosfera ishte e qetë dhe e ngrohtë. Alba shprehu dëshirën që marrëdhënia me Limit të vijojë dhe të marrë zhvillim, por reagimi i tij i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë i prishi pritshmëritë.

Limi tha se të dy kanë nevojë për hapësirë dhe la të kuptohej se nuk e sheh raportin si diçka serioze. “Ty ta do b*tha, jo zemra,” – u shpreh ai me tone të ashpra, pasi e pyeti Albën se çfarë i pëlqen tek ai. Me fjalët: “Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe do përfundojë aq shpejt sa nisi,” Limi i dha fund lidhjes, duke e lënë Albën të përlotur.

Ndërkohë, sjellja e Keisit gjatë momentit emocional ka ngjallur shumë komente në rrjete sociale. Ajo u pa duke qeshur, ndërsa Alba qante, gjë që është interpretuar nga publiku si mungesë ndjeshmërie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]