fbpx

Linda Halimi nxjerr në shitje shtëpinë në Amerikë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej më shumë se një dekade jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo dhe i dashuri i saj, Big D, kanë një shtëpi në Atlanta të Georgias, ku kanë jetuar prej vitesh me vajzën e tyre, Kaimana.

Mirëpo çifti duket se kanë vendosur të zhvendosen diku tjetër, pasi kanë nxjerrë shtëpinë e tyre në shitje.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka treguar disa nga ambientet e shtëpisë së saj.

“Shtëpia ime e bukur është në shitje tani. Kjo është master dhoma e gjumit”, ka shkruar Halimi në një fotografi të dhomës së fjetjes në InstaStory.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia ka postuar më pas një video në profilin e saj ku ka fotografi nga të gjitha pjesët e brendshme dhe jasht shtëpisë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]