fbpx

Linja e veshjeve të Beyonce me Adidas shënon rënie, humbin miliona euro

nga Revista Kosovarja

Edhe pse po korr suksese me turneun botëror, superylli i muzikës Beyonce, po ‘vuan’ për shitjen e linjave të veshjeve.

Partneriteti i modës së Beyonce me Adidas ka futur në prodhim veshje të cilat kanë shitje tejet të dobët.

Shitjet e Ivy Park kanë renë me më shumë se 50% saktësisht rreth 250 milionë dollarë në vitin 2022. Dokumentet tregojnë se Ivy Park ka humbur para dhe Beyonce merr rreth 20 milionë dollarë kompensim.

Kontrata midis yllit të pop-it, emri i plotë i të cilit është Beyoncé Knowles-Carter , dhe gjigantit gjerman të atleteve është vendosur të përfundojë pas vitit 2023.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]